Donis Avdijaj, është prezantuar te skuadra e re. Sulmuesi kosovar është larguar nga Austria, aty ku u aktivizua në sezonin e fundit me TSV Hartberg dhe do të vazhdojë karrierën në Zvicër.
25-vjeçari është prezantuar te skuadra e njohur zvicerane, Zurich. Avdijaj ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare që do e mbajë të lidhur me klubin zviceran deri në vitin 2025.
Përveç Avdijajt te Zurichu luajnë edhe shqiptarë të tjerë si Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi.



