
Paraqitjet e shkëlqyera me Marseillen përsëri e kanë shëndërruar në një objektiv Alexis Sanchezin në merkato.
Në fillim ishte Arsenali dhe së fundmi edhe Paris St Germain ia ka hapur dyert e ‘’ Parque de Princes ‘’ kilianit.
Sipas ‘ La Terceras ‘ , drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë filluar kontaktet me agjentin e sulmuesit Fernando Felichevich duke patur edhe avantazhin se kontrata me marsejezët i përfundon në 30 qershor.
34 vjeçari konsiderohet zëvëndësuesi ideal i Lionel Messit, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Paris St Germain gjatë merkatos verore .
Sigurisht , largimi i argjentinasit është një çështje që meriton vëmëndjen maksimale për arsye se mbetet një ndër lojtarët më të mirë në botë ndërsa për Alexis Sanchez do të ishte një mundësi shumë e mirë për tu afruar me titujt në të ardhmen edhe pse momentalisht nuk mendon të largohet nga ‘’ Velodrome ‘’.
Ndërsa agjenti i tij , gjatë një interviste ka deklaruar kështu :
“ Alexis do të qëndrojë në Europë dhe për të Marseille është një prioritet absolut . Ndihet shumë i lumtur por besojmë se së shpejti do të marrë një vendim definitiv “ , përfundoi Fernando Felichevich.



