
Paraqitja dinjitoze e Marokut në Botërorin e Katarit , eveniment në të cilin afrikanët arritën në gjysëmfinale, nxorri në pah aftësitë e disa lojtarëve .
Azzedine Ounahi është një ndër to , për të cilin disa ekipe janë futur në garë por sipas ‘ Calciomercatos ‘ edhe Napoli po insiston për ta transferuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Për 22 vjeçarin ‘’ Il Partenopei ‘’ duhet të mposhtin Juventusin, Barcelonën dhe Leicesterin , për të cilin Aurelio Di Laurentis i ka ofruar 30 milionë euro modestëve të Angers.
Deri në këtë stad të sezonit , Azzedine Ounahi ka përfaqësuar francezët në 1135 minuta të ndara në 15 sfida të zhvilluara dhe konsiderohet një ndër më të mirët e trainerit Gerald Baticle.
Interesi i kryesuesve aktualë të Serisë A parashikohet se do të analizohet me detaje nga mesfushori i lindur në Casablanca , të cilit i është hapur dera edhe nga traineri Luciano Spalletti.
Performanca e deritanishme e bardhekaltërve në Scudetto ka impresionuar dhe vijojnë të qetë në krye të renditjes , me nëntë pikë diferencë nga vendi i dytë , pas 18 javëve të zhvilluara.



