
Dëmtimi i Gabriel Jesus i ka shkaktuar dhimbje të forta koke Mikel Artetas dhe drejtuesit e Arsenalit nuk po reshtin së luftuari për ti garantuar zëvëndësuesin e denjë numrit një të pankinës.
Mykhaylo Mudryk është një ndër perlat e Shakhtar Donetskut dhe sipas specialistit të merkatos Fabrizio Romano kanë filluar bisedimet ndërmjet ukrahinasve dhe anglezëve për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Flitet për një shifër rreth 60 milionë euro, e justifikuar nga paraqitjet e 22 vjeçarit , i cili shumë shpejt mund ti bashkohet liderve momentalë të Premier Leagues.
Të ashtuquajturit ‘’ Topchinjtë ‘’ po zhvillojnë një sezon për tu mbajtur mend, të cilëve rivalët e Chelseat i kanë bërë një ndër pasi e kanë përqëndruar vëmëndjen tek huazimi i Joao Felix në ‘’ Stamford Bridge ‘’, deri në fundin e sezonit aktual.
Prej shumë vitesh Arsenali ka humbur shumë terren , sidomos në kampionat dhe synimi mbetet rikthimi tek titujt , të cilët mungojnë prej një kohe të gjatë në ‘’ Emirates ‘’ .



