
Problematikat e vazhdueshme të Chelseat, të reflektuara në rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit, e kanë detyruar trainerin Mauricio Pochettino të mendojë për përforcimet gjatë merkatos së janarit.
Të besuarit e argjentinasit po kalojnë një moment kritik dhe ky i fundit ka deklaruar objektivat për të qenë në lartësinë e duhur në fazën vendimtare të sezonit.
Joao Palhinha i Fulhamit dhe Dusan Vlahovic janë dy nga preferencat e ish trainerit të Tottenham Hotspurit, lojtarë për të cilët mendohet se pronari Todd Boehly do të investojë 100 milionë euro.
Ja vlen të përsëritet se në dy merkatot e fundit pronari i ‘’ Bluve e Londrës ‘’ Todd Boehly ka shpenzuar rreth 1 miliardë euro por ecuria e tyre deri më tani nuk e justifikon aspak këtë shifër.
Duke iu referuar kësaj situate kritike tek një ekip që para disa vitesh as që e diskutonte pjesëmarrjen në Europë i cili konsiderohej një ndër pretendentët në Champions League, kuptohet se çdo ndeshje vijuese do jetë një finale pasi momentalisht anglezët janë 11 pikë larg arritjes së objektivit.



