Teuta është surpriza më e bukur e këtij kampionati. Ekipi bregdetar në 13-javët e para të kampionatit renditet në vëndin e 3-të të klasifikimit me 26 pikë të grumbulluara. Ndërthurja e elementeve të rinj me futbollistët me ekspericë si dhë në udhëheqjen e një tekniku mjaft të mirë si Gugash Magani, ka bërë që Teuta të jetë një nga ekipet pretendete për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Kjo gjë theksohet edhe nga gardiani i portës durrsake, Shpëtim Mocka i cili në një prononcim për TemA TV, shprehet se objektivi i Teutës në këtë sezon është renditja në vendet e para të klasifikimit.
“Kemi bërë një nisje mjaft të mirë të kampionatit dhe normalisht që e prisnim një fillim të mirë, pasi eshtë punuar fort me këtë ekip, ku së fundmi janë afruar edhe lojtarë të rinj me kualitete.”- deklaroi Moçka.
Me tej portieri vlonjat deklaroi se ndeshja e rradhës ndaj Tiranës është e vështirë, por synimi I djemve të detit do të jetë vetëm marrja e tre pikëve.
Morem tre pikë shumë të vlefshme për ekipin tonë, kundrejt një ekipi jo të lehtë si Tërbuni. Tani kemi nje sfidë shumë të fortë perballë Tiranes të cilën do të futemi në fushë për ta fituar. Synimi i Teutes është që ti marrrë ndeshjet një nga një, dhe në fund të dali aty ku i takon ne vendet e para te klasifikimit, deklaroi Mocka
Në fund 24-vjecari ka falenderuar presidencën dhe stafin teknik për besimin e dhënë ku është rikthyer të luajë si titullar ku dhe ka treguar një formë të shkëlqyer.
“Unë ndjehem mjaft mirë në këtë klub. Ndihem i vlerësuar si nga ana e presidences ashtu edhe nga ana e stafit teknik. Shpresoj të vazhdojë me këto paraqitje që kam bërë duke u përmiresuar çdo e me shumë në stervitje” - përfundoi portjeri i Teutës.
Fatjon Baze (TemA TV)



