Bajrami: Sylvinho më ka në planet e tij për të ardhmen
Mbrojtësi Adrian Bajrami, foli për mediat, pas grumbullimit me Kombëtaren, për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Bajrami deklaroi se është i lumtur për grumbullimin dhe premtoi se do të japë maksimumin. Në lidhje me trajneri Sylvinho, Bajrami zbuloi se e ka në planet e tij për të tashmen dhe për të ardhmen.
“Jam i lumtur që jam në Kombëtare. Kisha dëmtim të rëndë, por jam 100% dhe jam gati. Jam, gati për të dhënë maksimumin.
Sylvinho është trajner i ri. Unë dhe ai kemi folur për shumë kohë. Më ka takuar në Portugali dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës.
Mbetet për t’u parë nëse do luaj titullar, e vendos trajneri. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje ashtu si të gjithë të tjerët. Do të kemi besim sepse luajmë në shtëpi dhe do të tregojmë më të mirën. Trajneri ka ide të qarta dhe na tregon se çfarë pret nga ne. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën dhe atë që ai na kërkon. Ai më ka në planet e tij, më sheh për të ardhmen dhe më dha besim.
Nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha janë të vështira dhe duhet të japim maksimumin e të jemi të fokusuar se çfarë ndodh në fushë. Kam edhe 2 vite kontratë me Benfikën. Ëndrra ime është të jem i ekipit parë, por futbollit nuk i dihet. Jam në Kombëtare dhe pas Kombëtares do të shoh se çfarë sjell e ardhmja.”, deklaroi Bajrami.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.