Juventus në luftë për Gabriel Meninon

Juventus në luftë për Gabriel Meninon

Evolucioni i mrekullueshëm i Gabriel Meninos me Palmeiras e ka zgjeruar listën e pretendentëve për ta transferuar në Europë. Pas Atleticos dhe Chelseat  , Juventusi është skuadra e rradhës që e ka vënë në fokus talentin 20 vjeçar .

Dominuesit e padiskutueshëm në Serisë A në 9 sezonet e fundit  kanë mbetur  të mahnitur nga progresi i  yllit të Palmeiras dhe janë shumë të sigurtë në nisjen e tratativave për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ . 

Perla e ardhshme e ‘’ Seleçaos ‘’ vjen pas një eksperience të shkëlqyer me Palmeiras sepse  arriti të fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut siç është Copa  Santander Libertadores  kompeticion në të cilin u përfshi në 11-shen më të mirë .

Zhgënjimi i madh i eleminimit në Uefa Champions League nga portugezët e Portos vazhdon rezultojë një  episod dramatik për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e cila do të kërkojë me çdo kusht të hedhë hapat e duhur  drejt një revolucioni radikal gjatë merkatos verore për të konsoliduar repartet e nevojshme me objektivin e përballjes në mënyrën e duhur sezonin pasardhës .

Gjatë aktualit bardhezinjtë rrezikojnë të dalin me duar bosh sepse deri më tani e kanë praktikisht të humbur  edhe luftën në Serinë A sepse renditen me 10 pikë larg kryesuesve të Interit .

Kjo situatë thekson me zë të lartë  se  drejtuesit  e 36 herë kampionëve të  Scudettos nuk do të rrinë duarkryq gjatë merkatos vijuese sepse ndërhyrjet në funksion të përmirësimit të mëtejshëm konsiderohen të domosdoshme .

 Rendimentin brilant Gabriel Menino e ka shoqëruar me 5 prezenca nën drejtimin e  Abel Ferreiras dhe ka influencuar në mënyrë direkte në arritjen e rezultateve pozitive nga Palmeiras . Një fakt shumë i rëndësishëm i kësaj historie është se  brazilianët janë të gatshëm të lejojnë largimin e talentit të tyre për shifrën e 20 milionë eurove pavarësisht se  vlera e prishjes së kontratës kap 60 milionë eurot .

 

                 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy