Sfida me Milanin, Spalletti: E kemi gjithçka më të lehtë me tifozët, formacionin e kam vendosur

Sfida me Milanin, Spalletti: E kemi gjithçka më të lehtë me tifozët, formacionin e kam vendosur

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes së kthimit në çerekfinalen e Champions League, ku skuadra e tij do të përballet me Milanin.

Tekniku i të kaltërve, tha se formacionin e ka në mendje, ndërsa shtoi se Osimhen do të jetë i gatshëm nga minuta e parë.

Spalletti foli edhe për qetësinë e vendosur me tifozët, duke thënë se kjo e bën gjithçka më të lehtë për ndeshjen e nesërme.

Formacionin e kam në mendje, por do të shoh edhe lojtarët si do të sillen në stërvitje. Osimhen ka sjellë entuziazmin që pritej dhe që tifozët ia atribuojnë atij me të drejtë. Kjo sepse ai u fut menjëherë brenda ndeshjes dhe tregoi vlerat e tij. Atij i duheshin 25 minutat e luajtura ndaj Veronës për të luajtur më pas kundër Milanit. Është bërë një punë e mirë studiuar.

Paqja me tifozët është diçka shumë e rëndësishme për ne. Kur pash që u vendos paqja isha shumë i lumtur, e gjitha për meritë të De Laurentiis. Unë e kam thënë që është e padrejtë të privosh lojtarët nga dashuria e tifozëve. Tani që jemi të gjithë të bashkuar dhe të dashur, gjithçka do të jetë më e lehtë për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy