
Napoli ia doli të fitojë titullin kampion në Itali, pas plot 33 viteve pritje. Festë e madhe për napolitanët, që duket se nuk kënaqen me kaq.
Në një prononcim të dhënë pas fitimit të titullit kampion, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, deklaroi se tani duhet të synohet fitimi i Champions League për sezonin tjetër.
Ky është kulmi i një pritjeje 33-vjeçare. Kur mbërrita në klub thashë se do të duheshin 20 vjet për titullin, arritëm atje dy sezone përpara. Tani duhet ta fitojmë sërish dhe na mungon Liga e Kampionëve. Në verë kishim nevojë për ajër të pastër dhe të gjithë drejtuesit e mi që sollën këtë revolucion ishin shumë të mirë. Kjo është një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje.
Shpresoj të kemi nisur një epokë të re fituese. Tani duhet të fitojmë Champions League. Do të synojmë triumfin në atë kompeticion, gjithmonë nëse arbitrat nuk do të na pengojnë.
Napoli u shpall zyrtarisht kampion në Serie A për sezonin 2022-23 pesë javë nga fundi i kampionatit. Me 80 pikë, 16 më shumë se ndjekësit e Lazios, napoletanët dominuan një sezon me lojë dhe rezultate.



