
Java e 24-t në Abissnet Superiore, do të luhet në dy ditë.
Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, që është planifikuar të luhet ditën e hënë në orën 19:00.
Sfidë interesante është edhe ajo mes Teutës dhe Vllaznisë, që do të luhet 3 orë me herët, ndërsa në orën 13:00, do të luhet Laçi-Kukësi.
Të dielën do luhen dy ndeshjet e para, Bylis-Erzeni dhe Egnatia-Kastrioti, në orën 13:00.
E DIEL / 5 MARS
BYLIS-ERZENI ORA 13:00
EGNATIA-KASTRIOTI ORA 13:00
E HËNË / 6 MARS
LAÇI-KUKËSI ORA 13:00
TEUTA-VLLAZNIA ORA 16:00
PARTIZANI-TIRANA ORA 19:00



