
Problemet e theksuara të Manchester United në fazën defensive, kryesisht në krahun e majtë, i kanë vënë në lëvizje drejtuesit për ta përmirësuar situatën gjatë merkatos së verës.
‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë hasur probleme të vazhdueshme në lidhje me rendimentin e përgjithshëm, të cilët fatmirësisht e përfunduan sezonin e kaluar me një trofe, atë të Fa Cup.
Juan Miranda i Real Betisit, objektiv i Barcelonës në të kaluarën është bërë pjesë e projektit ambicioz të ‘’ The Red Devilsave ‘’ i lidhur ngusht me arritjen tek sukseset në vijimësi.
Që prej transferimit në ‘’ Benito Villamarin ‘’ karriera e spanjollit ka ndryshuar dukshëm, i cili tanimë konsiderohet një element i pazëvëndësueshëm në 11-shen e kilianit Manuel Pellegrini.

111 sfida, 8 gola dhe 11 asiste numëron me andaluzët, të përmbledhura në katër sezone.
Por në Premier League edhe West Ham bashkë me Crystal Palacen janë interesuar për shërbimet e 24 vjeçarit, edhe pse të dyja këto skuadra paraprakisht janë më të disavantazhuara në krahasim me 20 herë kampionët e Premier Leagues.
Si Luke Shaw ashtu edhe Tyrell Malacia fatkeqësisht kanë kaluar një periudhë dëmtimesh në sezonin e lënë pas dhe nuk i garantojnë Erik Ten Hagut mbarëvajtjen në të ardhmen.
Të jesh pjesë e një ekipi si Manchester United pa dyshim konsiderohet një privilegj për çdo lojtar por mbetet për tu parë si do të reagojë protagonisti i historisë gjatë një merkatoje, e cila sigurisht do të përcillet me shumë emocione dhe surpriza.



