
Merkatoja e verës vijon të konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Manchester City-t.
Drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ kanë filluar të planifikojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe traineri Pep Guardiola sigurisht po analizon disa lojtarë.
Joao Neves është pjesë e listës, një ndër më premtuesit e kontinentit të vjetër momentalisht.
Mesfushori, edhe pse me vetëm 20 vite mbi supe ka ditur të bëjë diferencën në rradhët e Paris St Germain, ekip në të cilin kërkesa e llogarisë është shumë e lartë.
Jo vetëm bardhekaltërit por janë edhe disa pretendentë të tjerë të cilët kërkojnë ta blejnë kartonin e ishi-t të Benfikës dhe fakti se liderohen nga presidenti Al Mubarak sigurisht i jep një lloj shprese.
Prej vitesh falë investimeve të sheikut nga Emiratet e Bashkuara Arabe anglezët vijojnë të konsiderohen një ndër ekipet më cilësorë dhe të suksesshëm, jo vetëm në Angli por edhe në Champions League.
Pa dyshim që nëse do të arrihet marrëveshja kostoja e saj do të jetë e konsiderueshme por duhet theksuar se do të jetë një garë e ashpër për luzitani.
Sezoni aktual është i pari në ‘’ Parque de Prince ‘’, me liderët momentalë të Ligue 1, pretendentë për ta fituar edhe kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
33 sfida, 4 gola dhe 8 asiste numëron Joao Neves, i cili po i ngjit shkallët në karrierë.



