
Ecuria me Villarealin po i garanton me kalimin e kohës pretendentë cilësorë Alex Baenas.
Mesfushori e ka konsoliduar vendin e një titullari të padiskutueshëm tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’, i grumbulluar rregullisht edhe nga Luis de la Fuente tek Spanja.
23 vjeçari tanimë është një ndër më të mirët e trainerit Marcelino Garcia Toral, për të cilin Atletico Madridi do të insistojë gjatë merkatos së verës.
Vizioni për lojën, kapaciteti për ti ardhur në ndihmë prapavijës dhe ofensivës dhe kreativiteti gjatë sfidave e shëndërrojnë në një element i cili ja vlen të merret në konsideratë.
Traineri i ‘’ Los Colchoneros ‘’ e shikon si zëvëndësuesin ideal të Antoine Griezmann, i cili me shumë gjasa do të largohet nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ në fundin e sezonit.
Një lojtar si francezi është një peshë e rëndë në 11-shen e Diego Simeones por duhet theksuar paraprakisht se drejtuesit nga Kastellon nuk do t’ia lehtësojnë largimin nga ‘’ La Ceramica ‘’.
Për këtë arsye vendimi i Alex Baenas do të jetë përcaktues dhe parashikohet se në javët vijuese kjo histori do të zgjidhet.
Në sezonin aktual Alex Baena ka kontribuar me 6 gola në 27 sfida, prezenca e të cilit i ka dhënë një plus repartit të mesfushës.



