
Skuadra e Teutës mposhti 3-0 kampionët e Andorrës Inter Esklades, duke përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë dhe siguroi të drejtën për të kaluar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Pas humbjes shokuese 2-0 në Niko Dovana një javë më parë, trajneri Edi Martini hodhi në fushën e lojës një formacion sulmues duke kërkuar me ngulm golin që në minutat e para.
Pavarësisht rasteve, pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Teutës.
Në minutën e 80, veterani Plaku lëshon një goditje të fortë me të djathtën nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Gomez dhe çon ndeshjen në kohën shtesë.
Aty ku djemtë e detit janë më kërkues dhe në minutën e 105 përfitojnë një 11 metërsh. ekzekutimin e të cilit e merr përsipër Kallaku, që e arrin atë.
Teuta tashmë kalon në raundin e tretë të Konferenc ligës, ku do të përballet me irlandezët e Shamrok Rovers më 5 dhe 12 gusht.
Ndërkohë që të enjten është radha e PArtizanit, Laçit dhe Vllaznisë, që do të luajnë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë.



