
Pas gjashtë muajve në cilësinë e të huazuarit tek Barcelona , Adama Traore do të rikthehet në datën 1 korrik tek Wolverhapton .
Për spanjollin vijon të interesohet Tottenham Hotspuri që do të jetë pjesëmarrës në Champions League sezonin e ardhshëm dhe Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve transferimin e sulmuesit potent në ‘’ White Hart Lane ‘’.
Me skemën karakteristike 3-5-2 italiani e arriti objektivin me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe kërkon të shtojë cilësinë në metrat e fundit .
Rikthimi i 26 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ i ndihmoi katalanasit për tu afruar me sukseset dhe në vijimësi do të ketë mundësinë për tu rikthyer në Premier League , kampionat që e ka shumë përzemër.
Traineri italian e ka të qartë se gjatë merkatos së verës ‘’ Spursat ‘’ duhet të jenë të kompletuar në çdo pozicion dhe fakti se drejtohen nga ish kampioni i Scudettos është një avantazh shumë i madh drejt titujve.
Prej shumë vitesh kryeqytetasit s’kanë mundur të fitojnë trofe por duke filluar nga sezoni vijues do të tentojnë me çdo mënyrë të jenë protagonistë kryesisht në Angli dhe Champions League duke përfituar kështu edhe nga eksperienca e Antonio Contes .
Adama Traore është karakterizuar gjithmonë si një lojtar shpërthyes i cili ka spikatur për forcën fizike dhe shpejtësinë duke ia lehtësuar punën ofensivës për arritjen tek golat.
Përgjegjësia e ishi-t të Chelseat është shumë e madhe sepse sapo e ka filluar rrugëtimin tek Tottenham Hotspuri por e ardhmja parashikohet shumë e vështirë dhe duhet dhënë maksimumi gjatë merkatos për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin pasardhës .
Adama Traore e finalizoi sezonin me 17 sfida në të cilat spikati me një punë voluminoze nga krahët dhe fakti se periudha e huazimit në Katalunjë do të përfundojë shumë shpejt mund të jetë një plus për Tottenhamin për të firmosur me sulmuesin nga Hospitalet .



