Supersfidë për Dusan Vlahovic

Supersfidë për Dusan Vlahovic

Si në çdo merkato tjetër në çdo kampionat parashikohen supersfida gjatë merkatove vijuese.

Në Spanjë do të zhvillohet një tjetër e tillë për Dusan Vlahovic gjatë asaj të verës. 

Serbi e përfundon kontratën me Juventusin në fundin e sezonit për të cilin Barcelona bashkë me Atletico Madridin do të masin forcat. 

Rendimenti me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ ka lënë për të dëshiruar deri më tani dhe tashmë dyshimet kanë filluar të qarkullojnë. 

Drejtuesit kanë filluar ti bëjnë llogaritë dhe flitet se mund t’ia hapin derën e ‘’ Allianz Stadium ‘’ ishi-t të Fiorentinës për 15 milionë euro. 

Duhet kujtuar se 25 vjeçari ka refuzuar disa oferta në lidhje me rinovimin e kontratës së fundmi, ç’ka e bën edhe më të mundshëm largimin nga Torino. 

Rroga e tij i kalon 12 miliionë eurot, fakt  i cili është marrë në konsideratë si nga ‘’ Blaugranët ‘’ ashtu edhe nga ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

Nëse i referohemi ekipit të Diego Simeones duhet thënë se Dusan Vlahovic mund të adaptohet farë mirë ndërsa tek Barcelona konsiderohet zëvëndësuesi ideal i Robert Lewandowskit. 

Vetë protagonisti i kësaj historie duhet të analizojë disa faktorë referuar pretendentëve, si përshembull hapësirat që mund të ketë, projekti i të ardhmes i secilës skuadër dhe mënyra se si do të adaptohet. 

Sigurisht kemi të bëjmë me rivalë tejet cilësorë në çdo kompeticion, tek të cilët nëse nuk je në lartësinë e duhur fatkeqësisht të takon të ngrohësh stolin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy