
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme me Osasuna.
Ndonëse Reali qëndron i shkëputur në krye, me 15 pikë diferencë nga ndjekësit, Ancelotti thotë se nuk ndihet ende kampion, ndërsa shton se në mendje ka vetëm fitoren.
Mesazhi ndaj skuadrës është ai i zakonshmi, është e vërtetë se jemi pranë triumfit në La Liga, megjithatë ka ende ndeshje dhe ndaj Osasunës do të jetë e vështirë. Nuk ndihem ende kampion, kam shumë eksperiencë për të pasur ndjesi të tilla, në mendjen tonë është vetëm trepikëshi me Osasunën dhe më pas ndeshja me Espanyol.
Modric është pak i lodhur dhe nuk do të luajë, ndërsa Benzema është mirë dhe nuk ka asnjë arsye për ta lënë jashtë. Vinicius është i përqendruar për të ndihmuar ekipin dhe nuk është i fiksuar për të shënuar. Sigurisht, golat bëjnë mirë, por në fillim vjen ekipi.



