Barcelona, afër rinovimit me Frenkie de Jong

Barcelona, afër rinovimit me Frenkie de Jong

Së fundmi drejtuesit e Barcelonës kanë avancuar me sukses në lidhje me rinovimin e kontratës me Frenkie de Jong.

Sipas gazetarit Gerard Romero hollandezi do të jetë pjesë e ‘’ Los Cules ‘’ edhe në të ardhmen, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë zërave për një largim të mundshëm nga ‘’ Camp Nou ‘’. 

28 vjeçari u kritikua në të shkuarën referuar rendimentit jo optimal por si duket ka rikuperuar terren nën drejtimin e trainerit Hansi Flick.

 Ishi i Ajaksit i ka dhënë siguri spanjollëve, i cili spikat për organizmin e lojës dhe gjithashtu ka rezultuar efektiv në prapavijë. 

Sigurisht Frenkie de Jongut i mbetet për të demostruar ende, tek një ekip tek i cili kërkesa e llogarisë është shumë e madhe dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë. 

Drejtori sportiv Deco është shprehur optimist për qëndrimin e tij në Katalunjë duke qenë se është një lojtar determinant në skemat e ish trainerit e Bayern Munchenit. 

Në vijimësi Frenkie de Jongun e presin sfida të rëndësishme, produkt i një ndër akademive më të famshme në Europë siç është ajo e Ajax Amsterdamit. 

Sezoni aktual është shtati në rradhët e ‘’ Blaugranëve ‘’, i shoqëruar deri më tani me 8 sfida dhe 1 asist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy