
Duket se telashet nuk kanë të ndalur për skuadrën e Barcelonës. Listës së dëmtimeve së fundmi i është shtuar edhe një tjetër futbollist.
Martin Braithwaite, sipas mediave spanjolle pritet të mungojë rreth 3 ose 4 muaj. Pas ndeshjes me Getafen, Barcelona raportoi për një dëmtim të sulmuesit, në gjurin e majtë. Pas kësaj, danezi zhvilloi stërvitje i diferencuar, por dëmtimi është përkeqësuar dhe ai tashmë mund t’i nënshtrohet një operacioni.
Kjo do të sillte një mungesë prej 3 ose 4 muajsh dhe kështu, Braithwaite do të ishte gati për Barcelonën vitin tjetër.
30-vjeccari bëri një start shumë të mirë të sezonit, teksa që në sfidën e parë të kampionatit, shënoi dopietë dhe dha asist.



