Arsenali, gjen mesfushor tek Crystal Palace

Arsenali, gjen mesfushor tek Crystal Palace

Në orët e fundit drejtuesit e Arsenalit kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm në merkaton verore.

 ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë firmosur me Eberechi Ezen, një element tejet përcaktues tek Crystal Palace në sezonet e fundit. 

Për anglezin krerët e presidencës së kryeqytetasve do të investojnë rreth 70 milionë euro, i cili do të ketë privilegjin të përfaqësojë një ekip me shumë histori. 

Oferta e Stan Kroenkes është analizuar me kujdes nga drejtuesit e Crystal Palaces, të cilët janë drejt arritjes se kësaj marrëveshjeje. 

Edhe pse do të humbasin ndjeshëm në metrat e fundit, parashikohet se do ta vënë në dispozicion këtë shifër për të përforcuar ekipin, duke qenë se sezoni është shumë afër fillimit. 

Të qënit një lojtar tejet i shpejtë, efikas dhe teknik i ka dhënë avantazhin 27 vjeçarit për të qenë titullar i padiskutueshëm në skemat e teknikut Oliver Glasner, i përzgjedhur gjithashtu edhe nga numri një i kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ Thomas Tuchel.

 Traineri Mikel Arteta është mjaft i entuziazmuar pasi i njeh në perfeksion cilësitë e Eberechi Ezes, i cili mund të përshtatet menjëherë me stilin e lojës së tij. 

‘’ The Gunners ‘’ pak e nga pak po rikthehen në atë skuadrën e dikurshme, pretendentë seriozë për të fituar tituj të rëndësishëm edhe pse natyrisht rivaliteti ashpërsohet në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy