
Manchester City, fitoi titullin kampion në Angli për të katërtin sezon radhazi. Triumfi 3-1 ndaj West Ham, i dha vendin e parë dhe trofeun “qytetarëve”.
Arsenali, bëri detyrën ndaj Evertonit, duke fituar 2-1, por nuk mjaftoi dhe “Topçinjtë” e mbyllin kampionatin në vendin e dytë.
Ky është titulli i 10-të në histori për Manchester City-n, ndërsa në fund festa ishte legjitime.



