
Ernset Muçi vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera me Legia Warszaw. Ish-futbollisti i Tiranës ka qenë vendimtar ditën e sotme, në fitoren e skuadrës së Europa League ndaj Spartakut të Moskës.
Pasi niset me sprint nga zona e tij, Muçi kalon kundërshtarin, në versionin Bale dhe jep një asist perfekt për Lirim Kastratin, me këtë të fundit që me portën bosh, nuk e kishte të vështirë për të shënuar.
Një gol i gjithi shqiptar ky, që i jep Legias fitoren e parë në këtë edicion të Europa League.



