Kombëtarja e basketbollit për meshkuj, do të nis sonte prej orës 19:30, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, në Durrës, ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues për Kupën e Botës 2027, atë ndaj Austrisë.
Ndeshjen e sotme, sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Franko Bushati, në një intervistë për “MCN informacion” e sheh paksa me skepticizëm, por thotë se ekipi kombëtar ka shpresë te lojtarët vendor, të cilët po tregojnë veten dita-ditës.
Ekipi kombëtar nuk krahasohet e ekipin e Austrisë por brezi i ri do të na sjellë rezultate në vijim
Amerikani që ne kemi zgjedhur, Mesinburg që luan në Turqinë sivjet, një nga lojtarët që është shpallur për dy vjet rresht një nga lojtarët më të mirë në Itali, sot do të na mungojë jo për fajin tonë. Kështu që janë një miks gjërash që duhet të presim se rezultat do vijnë siç po na vijnë me moshën.
Brezi i ri po fillon, kemi 4-5 lojtarë që janë më shpresa, që luajnë në Itali, Turqi e Greqi, që mund të kenë një karrierë shumë të mirë, mosha e tyre është mbi 18 vjeç, dhe duan edhe ato kohën e tyre dhe kjo është një nga ndryshimet që i kemi këto lojtarë që i kemi jashtë dhe miksohen me lojtarë që kemi vendor dhe siç dihet kampionat këtu i ka problematikat e veta.
Ne kemi një miks të mirë në këtë ekip sepse lojtarët vendor janë zemra e këtij ekipi dhe kapiteni i këtij ekip që është Julian Amati, bashkë me lojtarë që kemi nga jashtë që nuk janë edhe ato pak, dhe besojmë dhe kam shpresa dhe vështirë të flas për fitore apo humbje.
Ne fitojmë kur lojtarët janë 100% në fushë dhe për këtë jam mëse i bindur se edhe kjo sonte do të ndodh.



