
Drejtuesit e Milanit janë të ndërgjegjshëm se Zlatan Ibrahimovich nuk do të jetë edhe për shumë kohë një referent absolut në sulmin e kuqezinjve , arsye e cila i ka dërguar drejt një alternative mjaft të vlerësuar në vitet e fundit .
Flitet për sulmuesi Andrea Belotti që ka spikatur tek Torino dhe falë kontributit të çmuar të ka impresionuar edhe Atletico Madridin . Sipas ‘ Tuttosport ‘ mundësitë e 27 vjeçarit për tu zhvendosur në ‘’ San Siro ‘’ janë konkrete sepse e përfundon kontratën me skuadrën ‘’ Granata ‘’ në fundin e sezonit aktual .
Mosha që mban mbi supe konsiderohet ideale për të bërë hapin e ëndërruar dhe nëse do të ketë fatin të veshë fanellën kuqezi do të largohej si një ikonë nga Torino .
Megjithatë përpjekjet e drejtuesve respektivë për ta bindur golashënuesin italian vijojnë me të njëjtat ritme por indikatorët tregojnë se Andrea Belotti tashmë ka vendosur finalizimin e aventurës 7 vjeçare me Torinon e cila ka prodhuar shumë suksese në karrierën e ishi-t të Palermos ndër të cilat theksohet kurorëzimi si kampion i Europianit me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’.
Me kualitetin që disponon patjetër që Andrea Belotti do ta gjejë zgjedhjen e duhur dhe opsioni i Milanit konsiderohet shumë motivues .
Ndërsa Milani absolutisht i ofron të gjithë komoditetin e nevojshëm dhe shanset për të siguruar trofe si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv sepse ka ditur të ripozicionohet në skuadrën e dikurshme që ishte një kundërshtar tepër i fortë në çdo kompeticion .



