
Me 7 pikë larg pjesëmarrjes në Champions League vitin e ardhshëm , Juventusi ka filluar të mendojë seriozisht për pjesën më deçizive të sezonit sepse e pret një detyrë shumë e vështirë për arritjen e këtij objektivi .
Të besuarit e Massimiliano Allegrit po tregojnë një tjetër fytyrë në krahasim me vitet e kaluara dhe italiani beson se merkatoja e janarit do të mund ti reduktojë problematikat e ‘’ Zonjës së Vjeter ‘’, sidomos në repartin ofensiv. Alvaro Morata dhe Moise Kean nuk kanë arritur ta bindin numrin një të stolit bardhezi dhe i vetmi shpëtim është fuqizimi në muajin e ardhshëm .
Italianët do të mundohen fillimisht të sigurojnë Champions Leaguen e më pas të tentojnë për ndonjë surprizë të mundshme në kampionat sepse faza e dytë e sezonit mund të rezultojë e paparashikueshme .
Për zgjidhjen e problemeve 54 vjeçari ka menduar për tre lojtarë të cilët gjenerojnë shumë optimizëm për më tej por njëkohësisht do të kenë një koefiçent të lartë vështirësie që njeri prej tyre të udhëtojë drejt ‘’ Allianz Stadium “.
Favoriti për të lideruar sulmin është Dusan Vlahovic . Serbi ka dhënë me kohë për të kuptuar se nuk e ka të gjatë tek Fiorentina dhe Juventusi dëshiron ta ketë pjesë të projektit për të ardhmen .
21 vjeçari pretendohet edhe nga Atletico Madridi dhe Manchester City , fakt që thekson se do të zhvillohet një luftë titanësh gjatë merkatos . Listës s’mund ti mungonte as Erling Haaland . Norvegjezi nuk i është ndarë planeve të skuadrave të njohura por agjenti i tij Mino Raiola prej disa kohësh ka deklaruar se italianët nuk janë favoritë për ta transferuar gjigandin nordik. Nuk mund të mbetet pas as Gabriel Jesus .
Braziliani është një ndër sulmuesit në modë dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ Pep Guardiola nuk e përjashton largimin e golashënuesit nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ sepse objektivi kryesor i ‘’ The Citiziens ‘’ është ylli i Borussia Dortmundit . Gjithsesi një skuadër me një histori të tillë suksesi e cila ka rrëshkitur paksa në vitin e fundit gjithmonë ka preferuar të ketë një opsion b dhe në këtë rast ka menduar edhe për Memphis Depay .
Hollandezit i përfundon kontrata në 2023-shin por duke ditur se operacioni ‘’ Haaland ‘’ është tejet i vështirë por jo i pamundur , ishi i Lyonit konsiderohet më i lehtë sidomos pas problemeve të mëdha ekonomike që po kalojnë katalanasit . Kjo periudhë sigurisht shërben edhe si reflektim për juventinët të cilët shpresojnë që ta kalojnë këtë periudhë dhe të shëndërrohen në skuadrën e dikurshme që trembte çdo rival .



