
Pas Richarlison Carlo Ancelotti është kthyer përsëri në retrospektivë ku ka zbuluar një tjetër objektiv të merkatos .
Flitet për Dominic Calvert- Lewin i cili e ka impresionuar me nivelin mbrëslënës gjatë sezonit të lënë pas dhe tashmë do të ketë detyrën për të analizuar interesin e spanjollëve . Siç është publikuar nga ‘’ The Sun ‘’, ‘’ Galaktikët kanë përgatitur 58 milionë euro për të larguar nga ‘’ Goodison Park ‘’ , shifër që konsiderohet befasuese për arsye se i tejkalon disi limitet e investimit që kanë planifikuar të bëjnë në merkaton e verës.
Momentalisht 24 vjeçari përfshihet ndër lojtarët më në zë të Europës dhe ky fakt i shërbeu kombëtares së Anglisë për ta grumbulluar në Europianin i cili ka pak ditë që ka startuar .
Duke qenë se përbën një rëndësi shumë të madhe në organikën e Rafa Benitez, drejtuesit e Evertonit e kanë deklaruar tashmë se do ti jepnin dritën jeshile këtij operacioni vetëm në rastin e gjetjes së zëvëndësuesit ideal sepse në të kundërt do te reduktohej ndjeshëm produktiviteti në ekipin tek ‘’ The Blues ‘’.



