Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.
Pas 45 minutave të para, të kuqtë e kryeqytetit kryesojnë 1-0 ndaj durrsakëve. Vendos një gol i shënuar nga Tedi Cara, pas një penallti të fituar nga Hadroj.
Vlen të përmendet, se para golit, Teuta kishte disa raste të pastra shënimi, por nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.



