
Në vitet e fundit disa klube nga Arabia Saudite kanë arritur marrëveshjet me lojtarë të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në Europë.
Kjo tendencë vijon natyrisht në rritje por këtë herë një ekip i këtij kampionati, emri i të cilit nuk është bërë me dije është refuzuar.
Tanimë flitet për Marcus Rashford, shumë determinant tek Manchester United, të cilit i kanë ofruar deri në 350 mijë euro në javë.
Natyrisht sulmuesi anglez e ka refuzuar atë dhe ka zgjedhuar ti qëndrojë besnik ‘’ Djajëve të Kuq ‘’.

Megjithate, edhe disa ekipe të rëndësishme në Europë kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e 27 vjeçarit, tek i cili spikat teknika, shpejtësia dhe gjithashtu konsiderohet shumë efikas në triblime.
Pas këtij hapi të hedhur kuptohet se e ardhmja e Marcus Rashford mbetet e paqartë dhe duhet parë nëse do të vijojë në ‘’ Old Trafford ‘’ apo do të bindet nga një tjetër ekip.
Sezoni aktual është i dhjeti tek 20 herë kampionët e Premier Leagues, i shoqëruar deri më tani me 7 gola dhe 3 asiste në 24 sfida.



