UEFA ka zhvilluar sot një video-konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare, lidhur me paralizimin e futbollit nga Covid-19.
Janë shqyrtuar disa opsione, megjithatë theksi është vendosur në fundin e sezonit aktual. Organizmi më i lartë i futbollit europian ka vendosur që mos ketë futboll për muajin prill dhe maj, teksa janë anulluar miqësoret e qershorit.
Në bashkëpunim me FIFA-n, prioritet është mbyllja e pesë ligave më të mëdha Europiane si dhe Champions dhe Europa League përtej verës. Më poshtë disa nga pikat kyçe të vendosura në video-konferencën e sotme .
1- Anulohen gjitha miqësoret e planifikuar në fillim të qershorit.
2- Në prill dhe maj nuk ka futboll.
3- Parashikohen që kampionatet të nisin në qershor.
4- Prioritet do të jetë vijimi i kampionateve përtej muajve të verës.



