Milani nuk fal në shtëpi, “likuidon” Venezian dhe i bën presion Interit (VIDEO)

Milani nuk fal në shtëpi, “likuidon” Venezian dhe i bën presion Interit (VIDEO)

Milani ka regjistruar fitoren e radhës, teksa së fundmi ka mposhtur Venezian në “San Siro” me rezultatin 2-0.

Kështu kuqezinjtë e Piolit ngjiten në vendin e dytë, në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Interi kryesues.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Pioli e nisi me ndryshime të shumta, duke lënë disa prej titullarëve pushim. Megjithëse rastet nuk munguan, goli në pjesën e parë nuk erdhi. Në të dytën, trajneri i kuqezinjve bëri disa ndryshime, të cilat në fund rezultuan vendimtare.

Ishte Theo Hernandez, i cili pak minuta pasi ishte futur në fushë, dha asist për Diaz, i cili në minutën e 68-të e dërgoi topin në rrjetë.

Theo u bë sërish protagonist në minutën e 82-të, por këtë herë me gol, duke vulosur shifrat në 2-0.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy