Paris St Germain , mbyll operacionin Hakimi

Paris St Germain , mbyll operacionin Hakimi

  Këmbngulja e Paris St Germain për të firmosur me mbrojtësin Achraf Hakimi është  konkretizuar tashmë .  Zërat e shumtë në Itali dhe Francë e kanë konfirmuar një gjë të tillë dhe  Mauricio Pochettino do ta ketë në dispozicion duke filluar që nga sezoni vijues .   Prej kohësh kryeqytetasit ishin besimplotë në lidhje me këtë lojtar  për të cilin kanë derdhur në arkat e zikaltërve rreth 70 milionë euro  kundrejt një kontrate 5 vjeçare  nga e cila do të përfitojë afërsisht 10 milionë euro .  Me këtë hap të hedhur ‘’ Les Pariziens ‘’ parashikohet se do të motivohen edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme për afrimin  e elementëve të tjerë që do të shërbejnë për ta shtruar ashtu siç duhet rrugën drejt suksesit.  

Siç dihet  objektivi kryesor  i ish kampionëve të Francës është   ngritja e trofeut të Uefa Champions Leagues  dhe  tratativat e deritanishme japin shpresë për  arritjen e tij .  Momentalisht Achraf Hakimi konsiderohet si një ndër anësorët më efektivë  , fakt i cili e ka shtuar këmbnguljen e Parisit deri në arritjen e fundit të lumtur . Një element shumë domethënës që i jep shumë rëndësi figurës së 22 vjeçarit është se vjen nga një sezon për tu patur zili me Interin , skuadër që mposhti  pas 9 vitesh dominimin e Juventusit në Serinë A dhe siguroi trofeun e 19-të në vitrinë .

Kjo situatë automatikisht gjeneron më tepër përgjegjësi për drejtuesit nga Milano për arsye se  Interi do të rikthehet në  Uefa Champions League , kompeticion që thekson një vështirësi më vete sepse përbehet nga skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër  .  

Sezoni për anësorin e lindur në Madrid u mbyll me statistika tepër shpresëdhënëse ,  ku arriti 7 gola dhe 9 asiste në  45 takimet e zhvilluara nën drejtimin e një traineri si Antonio Conte i cili shquhet botërisht për dorën e hekurt  e  cila e ka bërë të mos dorëzohet në asnjë moment deri në arritjen e objektivit madhor .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy