
Gjatë merkatos së verës parashikohet se Liverpooli do të jetë një ndër protagonistët, jo vetëm në Premier League por edhe në Europë.
‘’ Të Kuqtë ‘’ e Arne Slot janë afër fitimit të kampionatit por fatkeqësisht nuk kanë mundur të shkojnë më tej në Champions League, të cilët u eleminuan nga Paris St Germain.
Traineri hollandez ka vënë re ulje-ngritje të shpeshta në fazën defensive dhe do të mundohet në bashkpunim me drejtuesit të bëjnë zgjedhjet e duhura në përfundimin e sezonit.
Një ndër alternativat është edhe Loic Bade, shumë i rëndësishëm në prapavijën e Sevillas.
Drejtuesit e andaluzëve paraprakisht kanë përcaktuar klauzolën prej 60 milionë eurosh për largimin nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ dhe referuar situatës delikate në aspektin ekonomik mund ta pranojnë ofertën e anglezëve.
Gjatë tre viteve tek Sevilla, ishi i Nottingham Forestit ka shpalosur cilësitë e padiskutueshme, për më tepër duke u konsideruar një ndër më të mirët në kampionatin spanjoll dhe më gjerë.
Kështu që e ardhmja e 24 vjeçarit mund të ndryshojë shumë shpejt, si në aspektin sportiv edhe në atë ekonomik duke qenë se Liverpooli është një pretendent serioz për fitimin e titujve në çdo sezon.
Tek ish fituesit e Champions Leagues janë të ndërgjegjshëm se sfida për të marrë shërbimet e nxënësit e Francisco Javier Garcia Pimientas do të jetë e ashpër, i cili në sezonin aktual është aktivizuar në 9 sfida.



