
Largimi i Thomas Tuchelit i ka hapur rrugën një kapitulli të ri tek Chelsea .
Graham Potter po jep maksimumin çdo ditë për ti ripozicionuar londinezët aty ku e meritojnë.
Merkatoja sigurisht konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme për ringjitjen e anglezëve, në shënjestrën e të cilëve është vënë Jude Bellingham.
Sipas britanikes ‘ The Sun ‘ , kryeqytetasit mendojnë blerjen e mesfushorit gjatë verës dhe miliarderi Todd Boehly ka përgatitur 113 milionë euro për 19 vjeçarin .
Kjo shifër, nëse operacioni do të ketë sukses do ta shëndërronte në blerjen më të shtrenjtë të historisë së ‘’ Bluve të Londrës ‘’ bashkë me belgun Romelu Lukaku, i cili nuk i përmbushi pritshmëritë me rikthimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Ishi i Birminghamit tashmë është përfshirë në listën e më të mirave të Europës dhe me shumë gjasa do të largohet shumë shpejt nga Borussia Dortmundi edhe pse kontrata me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ përfundon në verën e 2025-sës .
Përballë kësaj shifre zor se gjermanët mund të rezistojnë por rivalët e Chelseat do të jenë Liverpooli, Real Madridi apo Manchester United.
Projekti ambicioz i Todd Boehly-t sigurisht nënkupton shumë sakrifica dhe një ekipi elite i duhet të masë gjithmonë forcat me më cilësorët sepse vijimi drejt suksesit konsiderohet domosdoshmëri për të besuarit e Graham Potterit.



