
Në 1 korrikun vijues, datë kur zyrtarisht do të fillojë merkatoja e verës , Joao Felix duhet të lërë Chelsean për tu rikthyer tek Atletico Madridi.
Për portugezin , eksperienca në ‘’ Stamford Bridge ‘’ nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur por gjithsesi pretendentët asnjëherë nuk i kanë munguar.
Një ndër to është Newcastle , drejtuesit e të cilës janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për 28 vjeçarin , fakt që mund të përforcojë ndjeshëm arkat e madrilenëve.
Në të kaluarën ‘’ Los Colchoneros ‘’ shpenzuan 128 milionë euro por e tashmja brilante e bardhezinjve , të cilët janë afër pjesëmarrjes në Champions League në sezonin e ardhshëm mund ta shëndërrojë ‘’ St James Parkun ‘’ në një destinacion ideal për shumë lojtarë të njohur, duke marrë parasysh se aktualisht Newcastle është ekipi më i pasur i botës.
Sipas informacioneve të fundit vlera e këtij operacioni mund ti arrijë 100 milionë eurot por nëse do të rikthehen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, transferimet cilësore konsiderohen domosdoshmëri për këtë ekip.



