
Carlo Ancelotti s’ka të ndalur me kërkesat në lidhje me merkaton. Me rikthimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ italiani ka gjeneruar shumë optimizëm tek një Real Madrid që ka vuajtur shumë që prej largimit të Cristiano Ronaldos . Këtë herë ishi i Milanit është fokusuar tek skuadra e Leicesterit tek e cila pëlqen Wilfried Ndidin .
Sipas mediave angleze nigeriani konsiderohet alternativa e duhur për të zëvëndësuar brazilianin Casemiro në një të ardhme të afërt . Me transferimin në ‘’ King Power ‘’ , ‘’ The Foxes ‘’ e kanë shijuar shumë lojën e 24 vjeçarit i cili që prej 2016-tës ka ditur të mbushë boshllëkun e lënë nga N’ Golo Kante .
Si në çdo operacion tjetër , ‘’ Galaktikët ‘’ do ta kenë paksa të vështirë për ta larguar nga Leicester City sepse kontrata e Wilfried Ndidi-t mbetet e vlefshme deri në 2024-tën dhe vlera e kartonit të afrikanit arrin 60 milionë eurot .
Pavarësisht emrit të madh të ‘’ Los Blancos ‘’ , fakti se është një pikë referuese në skemat e Brendan Rodgers e shton përpjekjen e drejtuesve anglezë për të siguruar qëndrimin e tij por nga ana tjetër mundësia për ti dhënë një tjetër drejtim karrierës do të jetë prezente gjatë kohës .
Por ekziston edhe një variant tjetër për lojtarin nga Lagosi sepse edhe Manchester United qëndron fort prapa derës duke shpresuar që spanjollët të gabojne për t’ia hapur derën e ‘’ Old Traffordit ‘’ perlës së Leicester City-t .
11 ndeshjet e deritanishme sigurisht kanë rezultuar të një niveli të lartë dhe janari pritet të jetë shumë i vrullshëm në lidhje me këtë lojtar që ka ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit me një rival që meriton respekt .



