U-17/ Vendos UEFA, ndeshjet e grupit B për kombëtaret e femrave do të zhvillohen në Shqipëri

U-17/ Vendos UEFA, ndeshjet e grupit B për kombëtaret e femrave do të zhvillohen në Shqipëri

UEFA ka vendosur që Shqipëria të organizojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022 për Kombëtaren e femrave U-17.

Shqipëria e femrave, e drejtuar nga Agustin Kola është vendosur në grupin B, aty ku bëjnë pjesë gjithashtu Mali i Zi dhe Azerbajxhani. Është vendosur që të treja ndeshjet të zhvillohen në vendin tonë.

Ndeshja e parë e vajzave kuqezi do të jetë kundër Malit të zi, më 24 shtator, sfidë kjo e cila do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 16:00. Mali i Zi do të luajë me kundërshtaren tjetër të grupit, Azerbajxhanin më 27 shtator, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16:00. Ndeshja e fundit do të luhet më 30 shtator, mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, në Tropikal, në ora 16:00.

Shqipëria ndodhet në Ligën B dhe do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A. Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

 

Kalendari i ndeshjeve për Grupin B, Liga B:

24 shtator: Shqipëri – Mal i Zi , “Elbasan Arena”, ora 16:00

27 shtator: Azerbajxhan – Mal i Zi, “Elbasan Arena”, ora 16:00

30 shtator: Shqipëri – Azerbajxhan, “Tropikal”, ora 16:00

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy