Garë e ashpër për dy lojtarë të Crystal Palace

Garë e ashpër për dy lojtarë të Crystal Palace

Në Premier League ka nisur një tjetër garë e ashpër ndërmjet katër pretendentëve si Tottenhami , Arsenali, Chelsea dhe Manchester United për dy komponentë shumë të rëndësishëm të Crystal Palaces si mbrojtësi Marc Guehi dhe sulmuesi Eberechi Eze.

21 vjeçari ka rezultuar mjaft efikas në prapavijë, i cili ka kontribuar edhe në inkursionet e anglezëve drejt portave kundërshtare, ndërsa anglezi , i pretenduar në të kaluarën edhe nga Manchester City, konsiderohet një ndër më të mirët në 11-shen e trainerit Roy Hodgson.

Parashikohet një sfidë gjigandësh gjatë merkatos së verës, e cila mund ti shërbejë Crystal Palaces për tu fuqizuar në aspektin ekonomik, sigurisht me një shifër të konsiderueshme pasi në këtë histori janë të përfshirë dy nga komponentët më cilësorë të numrit një të stolit.

Për sa i përket Marc Guehit, duhet theksuar se në sezonin aktual është aktivizuar në 9 sfida me të ashtuquajturit ‘’ Shqiponjat ‘’ , ndërsa Eberechi Eze numëron po aq sfida, 1 gol dhe 2 asiste .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy