Rudiger drejt rinovimit

Rudiger drejt rinovimit

Tentativa e Real Madridit për të firmosur me qëndërmbrojtësin Antonio Rudiger duket se nuk do të ketë sukses . Gjermani  është drejt firmosjes se kontratës së re me Chelsean , skuadër me të cilën i ka dhënë një tjetër impakt karrierës duke fituar Uefa Champions Leaguen .

Në një skuadër të tillë është shumë e vështirë që komponentët përbërës të largohen sepse kanë çdo mundësi për të progresuar në mënyrën e dëshiruar .

28 vjeçari i ka përgënjeshturar zërat për një largim të mundshëm nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ , fakt që e ka përforcuar deklarata e gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano .  Në lidhje me këtë çështje jetike për mbarëvajtjen e prapavijës së londinezëve në të ardhmen Antonio Rudiger ka deklaruar :

“ Jam shumë i lumtur tek Chelsea dhe besoj se kjo gjë shikohet çdo ditë .  Mbi rinovimin duhet të diskutoj me drejtuesit dhe jam i sigurtë se do të arrijmë në një fund të lumtur ‘’ , theksoi Antonio Rudiger .  

Me këtë informacion Antonio Rudiger i ka sfumuar krejtësisht zërat për të lënë Chelsean duke i dhënë kështu një sinjal  ‘’ Galaktikëve ‘’ se duhet të përqëndrohen tek të tjera alternativa për të riparuar problematikat e hasura gjatë kohëve të fundit .  

Duhet theksuar se histori të tilla në të shumtat e rasteve përfundojnë në këtë mënyrë sepse lojtarët që spikasin i qëndrojnë besnikë projektit të skuadrës së tyre i cili i ka dërguar drejt sukseseve .

 

 

 

  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy