Humbja me Real Madrid në Champions League duket se ka motivuar Interin që në kampionat ka likuiduar me rezultatin e pastër 0-3 Sassuolo-n për javën e nëntë të Seria A.
Skuadrës zikaltër në ‘Mapei Stadium’ iu deshe vetëm 4 minuta për të kaluar në avantazh, me Sanchez që nuk fali pas një asisti të Martinez. Ndërkohë pa kaluar shumë një autogol kaloi Interin në avantazh të dyfishtë, ndërsa më pas Gagliardini vulosi shifrat përfunduimtare.
Ndërkohë në Premier League Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Brighton. Golit të Diego Jota vendasit iu përgjigjën me një penallti në minutën e 93, duke bërë që Liverpool të mos dalë me objektivin e synuar për këtë 90 minutësh.
Për t’u veçuar në këtë përballje ishin edhe dy penalltitë e anuluara me VAR për Liverpool-in.



