Nico afër rinovimit me Barçën

Nico afër rinovimit me Barçën

Progresi i bërë me Barcelonën i ka falur shumë kënaqësi mesfushorit Nico për të cilin po përgatitet rinovimi.  20 vjecari ka treguar shumë personalitet në fushën e lojës dhe Xavi Hernandez e ka dhënë konfirmimin për qëndrimin e spanjollit në ‘’ Camp Nou ‘’ . 

Produkt i akademisë ‘  La Masia ‘ , evolucioni i tij është i dukshëm dhe  gjithçka parashikohet se do të rezultojë sipas planeve të drejtuesve ‘’ Blaugranë ‘’ të cilët vijojnë të japin maksimumin drejt arritjes së objektivave  . 

Një ndër planet e Joan Laportas me rikthimin në presidencë ishte ruajtja e produktit vendas dhe zhvillimi në të gjitha etapat e tij për ti ofruar një të ardhme të garantuar ‘’ Los Cules ‘’ , dhe Nico e meriton për të gjithë kontributin e dhënë.

Adaptimi i shpejtë në skemat e ish kampionit të botës sigurisht i ka dhënë më shumë kurajo drejt vijimësisë dhe drejtuesve i takon të buzëqeshin sepse kanë vepruar drejt me këtë lojtar nga i cili pritet shumë.  

Marrja me shpejtësi e këtij vendimi e ka një shpjegim shumë llogjik që lidhet me blindimin e Nicos në Katalunjë sepse para disa kohësh përflitej se Manchester City po përgatiste një ofertë e cila e ka marrë përgjigjen sepse Barcelonës nuk i lejohen gabimet .

Katalanasit shquhen si fanatikë të çmendur të perlave në përbërje të cilët do të jenë përfaqësuesit  e sigurtë në të ardhmen , ekip që po e hedh çdo hap në kohën e duhur dhe me efektivitetin maksimal.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy