Tirana ka fituar derbin e kryeqytetit, teksa ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1. Kur ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim 1-1, ishte një gol i Redon Xhixhës në minutën e 100-të, që i dha fitoren bardhebluve.
Ndeshja nisi me Partizanin më kërkues, që kishte edhe disa raste për shënim, por nuk ia dolën t’i finalizonin me sukses. Ndonëse rastet i kishin të kuqtë, golin e gjeti Tirana me Përgjonin në minutën 28-të.
Ndërkohë Tirana pas golit të shënuar, pati edhe disa raste të tjera më Xhixhën për të shënuar, por sulmuesi nuk u tregua i saktë në fund.
Pjesa e dytë nisi me spektakël, teksa duhet të vinte minuta e 86-të, që të realizohej goli i barazimit, kur Stenio Junior shënoi nga penalltia, pasi kishte gabuar më parë, por korrigjoi gjithçka pas përsëritjes së penalltisë me VAR.
Në minutën e 100-të shpërtheu edhe festa në “Air Albania”, pas golit të Xhixhës, që e shkëput Tiranën në krye me 33 pikë, ndërsa Partizani mbetet i pesti me 18 pikë.



