Shitja e lojtarëve, Dede: Arritja e suksesit dhe rritja e elementeve të rinj, sjell perfeksionin

Shitja e lojtarëve, Dede: Arritja e suksesit dhe rritja e elementeve të rinj, sjell perfeksionin

Shitja e lojtarëve, si Skuka, Xhixha dhe Simoni, nga kampionati shqiptar, ishte tema e diskutimit, në emisionin “Skaner” në MCN TV.

Në lidhje me këtë, trajneri Nevil Dede, tha se kurajo për të futur lojtarë të rinj, ka të bëjë me politikat e klubeve. Dede tha se në rast se një klub arrin suksese në anën sportive, por edhe rrit lojtarë të rinj, atëherë arrin perfeksionin.

Në dijeninë time, çdo klub, një lojtar i ri që është evidentuar, është marrë dhe është futur. Kurajo ka të bëjë me politikat e klubit. Nuk ka të bëjë me individin, sepse nuk mund të hapë luftë me klubin, sepse shkarkohen. Rastet e mia me këtë, janë të shpeshta. Kemi stadiume, në nivele luksoze, me realitetet tona. Transmetimi është një avantazh i madh për marketingun e lojtarëve.

Pastaj kthehemi te projketi sportiv dhe financiar, nëse të dyja shkojnë paralel, është ideale.

Nëse ndërtohet një skuadër, ku të ketë pjesë të rëndësishme, që të garantojmë suksesin dhe rrisin elemtenë të rinj, ky është perfeksioni. Nuk ka asnjë klub në Superiore, që nuk ka lojtarë të rinj. Rasti i Simonit, që fëmijët rriten me shembullin e tij. Klubet tona janë bërë më inteligjente.

Skuka dhe Xhixha i kanë kaluar etapat në mënyrën e duhur, po ashtu edhe Simoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy