I theu telefonin tifozit 14-vjeçar, Ronaldo kërkon falje: Nuk është e lehtë

I theu telefonin tifozit 14-vjeçar, Ronaldo kërkon falje: Nuk është e lehtë

Humbja kundër Everton, skuadrës së katërt nga fundi në Premier League, ka tërbuar Cristiano Ronaldon, i cili aktivizohet me Manchester United.

Fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ ka qenë tepër i dëshpëruar dhe në fund të ndeshjes, teksa i drejtohej dhomave të zhveshjes, kapi telefonin e një tifozi katërmbëdhjetë vjeçar dhe e përplasi në tokë. Një veprim i dhunshëm për të cilin Ronaldo ka kërkuar falje në rrjetet sociale.

Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive.

Veprimi i portugezit la të shtangur edhe të emën e tifozit, e cila deklaroi se ‘dhuna e përdorur dëmtoi djalin e saj në dorë’, ndërsa ‘shtoi se fëmija ishte i rënduar psikologjiksht’.

Rezultati dëmtoi shpresat e United për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe erdhi kundër një ekipi Everton që kishte qenë një pikë mbi zonën e rënies përpara fillimit.

Manchester United tha se ata ishin në dijeni për "një incident të supozuar pas ndeshjes së sotme në Everton dhe klubi do të bashkëpunojë me çdo hetim të policisë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy