Pogradecari Ilirjan Tasellari ka dhuruar sot spektakël duke praktikuar sportin e windsurfing, teksa bën sërf në Tushemisht.

Duke sfiduar motin e ftohtë dhe të vështirë, Ilirjan Tasellari në Liqenin e Pogradecit ka ofruar pamje mahnitëse në liqenin me dallgë dhe erë të fortë.
Ky sport i adrenalinës, ka shtuar kureshtjen e kalimtarëve të cilët kanë filmuar momentin e veçantë të spektaklit ne liqen.
Tasellari është i vetmi pogradecar i cili praktikon kite surfing dhe windsurfing, duke përdorur një balonë të madhe që përhapet nga era.



