Goli në fund i jep kryesimin Drenicës, “dramë” në Prishtina-Gjilani

Goli në fund i jep kryesimin Drenicës, “dramë” në Prishtina-Gjilani

U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës.

Një gol nga Kreshnik Uka në minutën e 94-t, i dha fitoren skuadrës së Drenicës ndaj Uplianës. Me triumfin 1-0 ditën e sotme, Drenica merr kryesimin e renditjes me 10 pikë, ndërsa Ulpiana renditet e fundit me 1 pikë.

Një dramë e vërtetë ka qenë sfida mes Prishtinës dhe Gjilanit. Sfida është mbyllur në barazim 1-1, me të dy golat që u shënuan në fundin e ndeshjes. Filimisht ishin kampionët e Prishtinës që kaluan të parët në avantazh, me Besnik Krasniqin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 84-t, ndërsa Gjilani mbeti me 10 lojtarë pasi Armend Halili u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë skuadra e Ismet Munishit nuk u dorëzua dhe pavarësisht se ishte me një lojtar më pak, gjeti golin e barazimit në minutën e 96-të me Albert Dabiqaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy