Zaniolo  prioritet për Juventusin

Zaniolo prioritet për Juventusin

Problemet me rinovimin e Paulo Dybalas sigurisht ia kanë shtuar vigjilencën drejtuesve të Juventusit të cilët po tentojnë të mos dalin të humbur në merkaton e verës .

Mesfushori Nicolo Zaniolo prej kohësh është përfshirë në planet e Massimiliano Allegrit i cili ndihet në njëfarë mënyre i detyruar për të transferuar  elementë që do të mund ta bëjnë ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ më kompetitive në sezonin vijues.

22 vjeçari konsiderohet  një idhull tek Roma dhe torinezët duan të përforcojnë ofensivën me ishi-n e Interit me fokusin gjithmonë tek titujt , në veçanti atë të Champions Leagues.

Megjithatë ‘’ Verdhekuqtë ‘’ menjëherë kanë reaguar duke vënë barrierat sepse Nicolo Zaniolo është shumë i rëndësishëm për Jose Mourinhon dhe ka rezultuar kyç në avancimin e kryeqytetasve në Conference League, të cilët do të përballen në gjysëmfinale Leicesterin .

Pikërisht ky moment është tejet përcaktues për '' Ujqërit "  dhe vendimi i marrë nga drejtuesit konsiderohet mëse i drejtë sepse ka kontribuar për avancimin e italianëve të cilët mund të arrijnë një sukses të ëndërruar prej vitesh me ‘’ The Special One ‘’ në stol , trainer i cili ku ka vënë këmbën ka treguar se mbetet një ndër më mirët e globit përveç eksperiencës tek Tottenham Hotspuri duke i detyruar drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës “ ta pushojnë nga puna për arsye të rezultateve negative  .

7 gola dhe 8 asiste në 36 sfida përmbledhin një sezon që ndoshta do të kurorëzohet me trofe  dhe me shumë gjasa rekordmenët e Scudettos do të mbesin me duar bosh edhe në këtë merkato verore duke marrë parasysh këtu suksesin e Romës .

Në rastin e triumfit , sigurisht shumë gjëra do të ndryshonin tek skuadra e ishi-t të Portos sepse prioritetet do të fitonin terren  dhe duke njohur kokëfortësinë e tij , gjithçka do të vështirësohej  për yjet e Romës në lidhje me largimin nga ‘’ Olimpico ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy