
Rikthimi i tifozëve në stadium në një ndeshje të rëndësisë tepër të lartë nuk ka shkuar dhe aq mirë.
Bëhet fjalë për sfidën e Champions League mes Manchester City-t dhe Chelsea-s, që luhet sonte në stadiumin e Porto-s në Portugali. Autoritet atje kanë lejuar 12 mijë tifozë, që korespondon me 30% të kapacitetit të stadiumit, por ky detaj ka bërë që atje të ‘shpërthejë lufta’.
Tifozët e dy skuadrave janë konfliktuar me njëra-tjetërn në rrugët e qytetit, ndërsa për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia.



