
Java e tetë në Abissnet Superiore, do të luhet në 3 ditë. Pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, të planifikuara për në mesjavë, të mërkurës, Superiorja do të rikthehet të shtunën me dy ndeshje.
Vëmendja më e madhe është te derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Dinamos, sfidë e planifikuar të luhet të shtunën duke filluar nga ora 19:45. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, teksa do të përballen mes tyre edhe në Kupë. 3 orë më herët, në fushë zbresin edhe Skënderbeu me Kukësin, në një ndeshje ku verilindorët vijnë si favoritë, por korçarët do të kërkojnë të bëjnë surprizën.
Të dielën janë planifikuar dy ndeshje, me fillim nga ora 13:45. Partizani do të kërkojë kthesën ndaj Kastriotit, me kryeqytetasit që ende nuk e njohin shijen e fitoren në kampionat për këtë sezon. Laçi i Mirel Josës pret në shtëpi Teutën, një sfidë ku skuadrat kanë vetëm 1 objektiv, të marrin 3 pikët.
Të hënën do të luhet edhe sfida e fundit për javën e 8-të, ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë, me këta të fundit që do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve radhazi.
Java e 8-të e Abissnet Superiore
E shtunë:
Skënderbeu-Kukësi ora 16:45
Tirana-Dinamo ora 19:45
E diel:
Kastrioti-Partizani ora 13:45
Laçi-Teuta ora 13:45
E hënë:
Egnatia-Vllaznia ora 13:45



