U luajt këtë të hënë ndeshja e fundit në Kategorinë e Parë, për javën e 21, ku Dinamo mposhti minimalisht Korabin në shtëpi.
Një fitore e rëndësishme për blutë, që rikthehen në vendin e dytë me 40 pikë, 1 pikë më pak se Skënderbeu kryesues dhe 2 më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.
Korabi mban vendin e katërt me 32 pikë, e ndjekur nga Tomori me 30 pikë, dhe Besa e Apolonia me nga 28 pikë.
Luzi mban vendin e tetë me 26 pikë, po aq sa edhe Burreli i vendit të nëntë. Ndjekin Tërbuni dhe Lushnja me nga 25 pikë.
Renditja mbyllet nga Oriku me 21 pikë, Turbina me 20 pikë dhe Besëlidhja me 17 pikë.
RENDITJA:



